Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përcolli një mesazh urimi për të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe familjet e tyre. Ministrja Xhaçka uroi Vitin e Ri përmes një video në të cilën Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura performon “Bareshën” e famshme.
“Gëzuar Vitin e ri 2019!
Mirënjohje e krenari për çdo efektiv të Forcës së Armatosur, që në 365 ditë të vitit i gjenden pranë familjeve shqiptare”, uroi ministrja.
Përveç mirënjohjes për çdo efektiv, urimin e saj për këtë fundvit Xhaçka e përcjell veçanërisht për fëmijët e ushtarakëve dhe të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë forca dhe mbështetja më e madhe për prindërit e tyre.
“Qofshi përherë të qeshur!”, uroi ministrja e Mbrojtjes. /abcnews.al