Alarm për “ujqërit e vetmuar” në Itali

schedule09:08 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 09:08 - 31 Dhjetor, 2018

Ministria e Brendshme italiane ka vendosur gjendjen e alarmit për sa i përket të ashtuquajturëve “ujqër të vetmuar”të cilët mund të kenë organizuar atentatet terroriste natën e ndërrimit të viteve në territorin italian.

Rreziku për Italinë mund të përfaqësohet nga të ashtuquajturit “ujqër të vetmuar” të lidhur apo simpatizues të Isis. Ministria e brendshme e Italisë ka dhënë alarmin duke shpërndarë dhe një listë të personave të rrezikshëm të cilët mund të kryejnë sulme terroriste natën e ndërrimit të viteve. Persona këta që jetojnë në territorin Italian. Qëllimi është dhënia e informacioneve për lokalizimin e tyre, dhe mes këtyre emrave janë dhe ata që kanë lidhje të drejtpërdrejta ose jo me Sherif Shekat, atentatorin e Strasburgut në 11 dhjetor.

Sipas mediave italiane, pika e takimit mes atentatorit të Strasburgut dhe Italisë është vëllai i Shekat, Abdu: profile në Facebook i të cilit ka disa fotografi të ndryshme të realizuara në Romë dhe sipas hetuesve italianë dhe Sherif ka qëndruar disa kohë në Itali.

Por akoma më e tensionuar është situate në Spanjë ku prej disa ditësh janë përforcuar masat anti terrorizëm për një atentat të mundshëm në Barcelonë. Një nga personat më të kërkuara nga policia spanjoll është Brahim Lmidi – një franko maroken smpatizues i ISIS. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!