West Ham United dhe Manchester United janë gjobitur nga UEFA për telashet që janë shkaktuar nga tifozët në ndeshjet evropiane në muajin shtator.
Klubi nga Londra duhet të paguajnë 60 mijë euro për shkak se tifozët hodhën objekte të ndryshme në fitoren 2-0 kundër Rapid Vjenës në Ligën e Evropës.
Më pas, tifozët miq kaluan pengesat për t’u ballafaquar me tifozët e West Hamit në “London Stadium”.
Man United është gjobitur po ashtu për hedhje të sendeve dhe për hyrje brenda në fushë pas fitores ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.
United është gjobitur me 8375 euro dhe duhet t’i paguajë këto para brenda 90 ditëve. /albeu.com/