Kirurgjia e kapakut të syrit në Spitalin Amerikan 1

schedule15:29 - 21 Tetor, 2021

schedule 15:29 - 21 Tetor, 2021

Shërbimit të okulistikës në spitalin Amerikan 1, i është shtuar edhe ai i okuloplastikës. Bëhet fjalë për trajtimin e patologjive të kapakut të syrit, të cilat nëse nuk trajtohen mund të shkaktojnë probleme si me shikimin, po ashtu edhe me pjesën estetike. Kjo ndërhyrje i është besuar kirurgut italian të maksimofacieles Alessandro Grifa.

“Është një kirurgji shumë specifike. Me këtë bashkëpunim kemi arritur të plotësojmë të gjitha shërbimet e okulistikës. Kjo ndërhyrje bëhet për të trajtuar sëmundjen e kapakëve të syrit, të cilat janë problem për shikimin, por edhe për estetikë,” shprehet ai.

Në bashkëpunim me doktor Alessandro Grifa u krye një ndërhyrje e kapakëve të syrit tek një 15 vjeçare. Shefja e shërbimit të okulistikës në spitalin Amerikan 1 Teuta Haveri tregon se adoleshenjta kishte shqetësime në shikim dhe estetikë nga kjo patologji. Falë ndërhyrjes ajo mund ti rikthehet normalitetit.

“Është një operacion i rënies së kapakut në moshë të re. Nëse nuk korrigjohet përveç estetikës sjell probleme edhe në funksionin normal të syrit, prandaj duhet të korrigjohet,” thekson mjekja.

Në spitalin Amerikan 1, kryen të gjithë ndërhyrjet kirurgjikale të syve. Prej 8 vitesh kirurgu italian Marko Jacob operon të gjitha problemet retinës. Ai tregon se cilat shqetësime ka hasur më tepër në vendin tonë.

“Kam 8 vite që bashkëpunoj me Spitalin Amerikan 1 për të kryer ndërhyrjet e retinës. Kryesisht ndërhyrjet më të shpeshta janë ato të retinës traumatike ose jo. Gjithashtu kemi shumë raste të retinopatisë diabetike. Kjo patologji në Shqipëri është shumë e përhapur,” shprehet mjeku. /abcnews.al