Cilat vende europiane kanë rikthyer masat anti-Covid?

schedule11:41 - 21 Tetor, 2021

schedule 11:41 - 21 Tetor, 2021

Vendet europiane që kanë rikthyer masat anti-Covid janë kryesisht vendet e Europës Lindore, të cilat po “paguajnë” çmimin e normave të ulëta të vaksinimit. Letonia të mërkurën u bë shteti i parë anëtar i BE -së që mbylli përkohësisht aktivitetet ekonomike, pasi rritja e rasteve ushtroi presion mbytës mbi sistemin shëndetësor.

Vendi mbylli baret dhe dyqanet, vendosi një shtetrrethim, ndërkohë që edhe mësimi do të jetë online për studentët.

“Për katër javë, ne të gjithë do të kalojmë në një regjim më të rreptë,” tha kryeministri Christian Karnis, duke njoftuar bllokimin e ri.

Edhe Estonia pritet të ndjekë të njëjtin shembull.  Rumania, ku më pak se një e treta e popullsisë së saj prej 19 milionë është e vaksinuar, i është drejtuar tashmë Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ndihmë pas rritjes së rasteve dhe viktimave.

Zyrtarët  e kanë krahasuar situatën me skenat në Itali kur virusi u përhap për herë të parë vitin e kaluar, ndërsa, siç theksojnë autorët e Bloomberg, kriza e brendshme politike me të cilën po përballet vendi ndërlikon përpjekjet për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje të reja dhe efektive, raporton abcnews.al

Presidenti rumun Klaus Johannes njoftoi mbylljen dy javore të shkollave. Gjithashtu maska do të jetë sërish e detyrueshme.   Ai foli për një “katastrofë të vërtetë” dhe një “valë të re të pandemisë “. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bullgari, shteti anëtar i BE -së me shkallën më të ulët të vaksinimit – vetëm 1/5 e popullsisë është e vaksinuar.

Qeveria ka vendosur disa kufizime për hyrjen në restorante, dyqane dhe galeri dhe shkollat ​​do të mbyllen. Në Poloni, autoritetet po monitorojnë rritjen e rasteve dhe pritet të merret një vendim deri në fund të javës, nëse situata vazhdon të përkeqësohet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur kufizime më të ashpra që nga maji, pas rritjes së rasteve dhe viktimave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!