“Lejen ma premtove mua?”, zbulohet shkaku i dhunimit të kryetarit të Bashkisë së Selenicës

schedule10:59 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:59 - 21 Tetor, 2021

VLORË – Është zbuluar shkaku i dhunimit të kreut të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj, nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj. ABC mëson se debati ka ndodhur për linjën e furgonëve Vlorë Sevaster.

Kryebashkiaku dhe autori i sulmit, janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.

Pasi janë takuar që të sqarohen, Bonaj ka kërkuar llogari për dhënien e lejes. Pas kësaj situata është acaruar edhe më tej, ku Bonaj në debat e sipër e ka goditur kreun e Bashkisë së Selenicës.

Mësohet se kishte fjalë të mëparshme mes palëve që linja e Sevasterit do t’i jepej Bonajt, kjo është edhe arsyeja përse ka agravuar debati deri në përplasjen fizike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!