Florian Filipo, ish-zëvendës president i Frontit Kombëtar, do të drejtojë një listë të krijuar edhe nga anëtarë të lëvizjes së Jelekëve të Verdhë. Objektivi i tij më i afërt janë zgjedhjet europiane në Maj të 2019-s.
Nga rrugët dhe sheshet në sallat e Brukselit dhe Strasburgut. Jelekët e Verdhë mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme europiane që do të mbahen në Maj të 2019-s. Ideja lindi nga një emër i njohur i ekstremit të djathtë francez: Florian Filipo, një bashkëpunëtor i ngushtë i Marine le Pen në Frontin Kombëtar. Sipas lajmit të publikuar nga Politiko.eu, projekti i Filipo është shumë konkret.
Ish-zëvendëspresidenti i partisë sovraniste, të cilën e braktisi pas zgjedhjeve të 2017-s, duke themeluar një lëvizje të re “Patriotët” do të donte një listë të përbërë prej 50 për qind nga militantët e partisë së tij, dhe pjesa tjetër nga përfaqësues të jelekëve të verdhë. Kjo e fundit është një lëvizje aktive muajt e fundit me protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit, të cilat aktualisht janë transformuar në protesta kundër presidentit francez Emmanuel Macron dhe gjithë sistemit të pushtetit kombëtar dhe europian.
Edhe sondazhet e mbështesin këtë ide pasi 13 për qind e të intervistuarve shprehen të gatshëm të votojnë një kandidat të Jelekëve të Verdhë. Për të kaluar pragun në zgjedhjet europiane duhet të arrihet 5 për qindëshi në bazë kombëtare. Pra Jelekët e Verdhë pas Parisit mund të pushtojnë Europën./abcnews.al