Vetëm 14% e dozave të premtuara të vaksinave anti-Covid janë shpërndarë në vendet e varfra

schedule09:08 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:08 - 21 Tetor, 2021

Vetëm një në shtatë doza të vaksinës anti- Covid u janë dorëzuar vendeve të varfra, sipas një raporti. Nga 1.8 miliardë doza të premtuara nga kombet e pasura, vetëm 261 milion (14%) janë shpërndarë në vendet me të ardhura të ulëta, sipas analizës nga Vaksina e Popullit, një koalicion i grupeve që përfshin Oxfam, ActionAid dhe Amnesty International.

Pothuajse një vit pas prodhimit të vaksinave, vetëm 1.3% e njerëzve që jetojnë në vendet më të varfra të botës janë vaksinuar plotësisht. Mbretëria e Bashkuar u zotua t’u dërgojë kombeve më të varfra 100 milion doza, por deri më tani ka shpërndarë  9.6 milion, më pak se 10%, sipas raportit.

Kanadaja ka shpërndarë 3.2 milionë (8%) nga 40 milionë doza që kishte premtuar. Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë gati 177 milion doza.  Megjithatë, kjo është ende më pak se një e pesta (16%) e 1.1 miliardë dozave të premtuara.

Ndërkohë, nga 994 milion doza të premtuara Covax, një sistem global i shpërndarjes së vaksinave , nga Johnson & Johnson, Moderna, Oxford/AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech, vetëm 120 milion (12%) janë shpërndarë deri më tani, sipas raportit./abcnews.al