Dhjetë efektivë policie janë në hetim nga prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, tre prej të cilëve janë arrestuar në kryeqytet dhe një është lënë në arrest shtëpie. Mes të pezulluarve në Korçë janë edhe dy shefa, i komisariatit dhe qarkullimit, katër të tjerët policë.
Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh për trafikun e klandestinëve më pas janë zbuluar edhe shkelje të tjera, ku në “rrjetë” kanë rënë edhe kolegët e tyre të Tiranës.
Por nuk mbaron këtu. Një burim nga drejtoria e Policisë së Korçës i tha gazetares së “ABC”-së Lediona Xheladinaj se pritet që të ketë arrestime të tjera në vazhdim. Po i njëjti burim theksoi se “është urdhër i drejtorit të përgjithshëm të policisë që të mos ketë asnjë tolerim për cilindo që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën”.
Hetimet për dosjen janë kryer nga prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA.
Të pezulluar nga detyra
- Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
- Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
- Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
- Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Të arrestuar
- Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
- Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
- Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arrest shtëpie
- Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
/ Abcnews.al