Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk pyet për ngricat, mushkonja “monstër” vjen pranë Shqipërisë

schedule10:56 - 20 Tetor, 2021

schedule 10:56 - 20 Tetor, 2021

Sipas një hulumtimi të kryer nga Universiteti i Milanos dhe i botuar në “Parasites&Vectors, mushkonja koreane, Aedes koreicus, e cila i reziston të ftohtit,  ka mbërritur në Lombardi, shkruan skytg24

Në verën e vitit 2020, gjatë një studimi të vendeve më në rrezik veçanërisht midis provincave të Bergamos dhe Brescia, studiuesit mblodhën rreth 6 mijë larva dhe qindra vezë mushkonjash nga pellgje dhe kontejnerë etj. Shumë nga këto mushkonja i përkasin specieve Aedes koreicus, ndoshta me origjinë nga popullsia e ishullit vullkanik të Koresë së Jugut.

“Mushkonja koreane është endemike në Japoni, në Kinën veriore, në Korenë e Jugut dhe në disa zona të Rusisë.

E raportuar për herë të parë në Itali në 2011 në provincën e Belluno, në lartësi dhe kushte klimatike të papërshtatshme për mbijetesën e shumicës së llojeve të mushkonjave. Që atëherë raportet në Italinë veriore janë shtuar.

Kjo mushkonjë, ndryshe nga ‘motrat’ e njohura të gjinisë Aedes, si mushkonja tigër, i reziston temperaturave të ulëta, aq sa tashmë ka kolonizuar një zonë të madhe kodrinore-malore të Venetos dhe Trentinos ”, sipas Sara Epis, eskperte e  Departamentit të Bioshkencave dhe koordinatore e kërkimit.

“Përhapja e mushkonjave  në ultësirën e krahinës së Bergamos na bën të mendojmë se aeroporti ndërkombëtar i Orio al Serio mund të jetë një rrugë e mundshme e përhapjes së mushkonjave. Ose, Aedes koreicus mund të jetë futur në zonën e Bergamos nga zona të tjera të infektuara të Italisë ose Zvicrës.

Padyshim që studimet e mëtejshme gjenetike do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë origjinën e tij ”nënvizon Paolo Gabrieli, studiues në të njëjtin Departament. Sipas studiuesve, hetimet mbi mushkonjat, dhe veçanërisht mbi speciet e huaja invazive, duhet të intensifikohen, veçanërisht në lidhje me aftësinë e tyre për të transmetuar viruse patogjene te njerëzit dhe kafshët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!