Pas “Squid Game”, një tjetër dramë koreane ka potencialin të bëhet një tjetër hit në Netflix. “My Name” ka pësuar rritje në tabelat e transmetimit që nga publikimi më 15 Tetor dhe sapo ka arritur numrin 4 në nivel global.

My Name tregon historinë e një gruaje, e cila bashkohet me një bandë për të marrë hak për vdekjen e babait të saj para se të bashkohej me forcat e policisë. Suksesi i tij ka rritur gjithashtu aksionet e prodhuesve të Koresë së Jugut.

Squid Game është vlerësuar se ka kapur vlerën e 900 milionë dollarëve. Kjo shifër është mbresëlënëse për faktin se seriali kushtoi vetëm rreth 29 milionë dollarë.

/abcnews.al

