Fshati i Arben Vitisë voton më shumë kandidatin e AKR-së

schedule16:31 - 19 Tetor, 2021

schedule 16:31 - 19 Tetor, 2021

Aleanca Kosova e Re e ka mposhtur Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin e origjinës së tij, në Marec, shkruan Gazeta Express.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, banorët e fshatit Marec të Prishtinës e kanë votuar më së shumti Gëzim Mehmetin e AKR-së. Ai në fshatin e lindjes së liderit të tij të partisë, Behgjet Pacolli, arriti të marrë 34 vota.

Arben Vitia në fshatin e tij të lindjes mori një votë më pak se kundërkandidati i tij nga AKR-ja. Vitia ishte i përzgjedhuri i 33 banorëve të këtij fshati.

Në shkollën “Fan Noli”, në Marec, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori 28 vota, i pasuar nga Uran Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës me 21 vota.

Ndërsa, Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë fshat mori vetëm 16 vota./Express/