Teksa këtë javë do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, kanë filluar edhe “ethet” e para të kësaj supersfide.
Kjo përballje mes dy skuadrave më me rivalitet në futbollisn shqiptar do të luhet në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45.
Një duel i zjarrtë mes dy klubeve të kryeqytetit që premtojnë shumë emocione, për tifozët.
Sipas “Supersport” ka nisur dhe shitja e biletave, me çmime të përballueshme.
Në sektori Vip1 dhe Vip2, biletat do të kushtojnë 5000 lekë të reja. Në tribunën qëndrore ekzaktësisht në sektorët W 102, 103, 105 dhe 106, biletat do të jenë 4000 mije lekë të rejë, ndërsa në Ë107 dhe Ë101 çmimi i një bilete do të jetë 3000 lekë të reja.
Për sektorët tradicionalisht ku janë pozicionuar tifozët ultras çmimi i biletave është 500 lekë të reja, çmime këto të përballueshme për tifozët.
Sektori përballë tribunës qendrore, me një fushëpamje optimale, do të ketë sërish çmime tejet të justifikuara për një ndeshje derbi, pasi një vend do të kushtojë 1500 lekë të reja.
Çmimet:
W104 – 5000 lekë
W102, W103, W105, W106 – 4000 lekë
W101, W107 – 3000 lekë
E… – 1500 lekë
/abcnews.al