Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Adriatik Llalla apelon nga arratia dënimin me 2 vite burg

schedule12:17 - 19 Tetor, 2021

schedule 12:17 - 19 Tetor, 2021

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, vijon betejën me drejtësinë për ti shpëtuar burgut. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e shkalles së parë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.

Pezullimi i vendimit kërkohet, pasi sipas mbrojtjes mbyllja e tij në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Tashmë do jetë apeli i GJKKO-së, ku pas caktimit të një date do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi kërkesën e Llallës, apo do pranoi kërkesën e tij për pezullim dënimi. Kujtojmë që 10 ditë më parë ish kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar.

SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e Interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mos gjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!