Autoritetet në Greqi kanë bërë gati një plan mobilizimi të përgjithshëm për të qenë e përgatitur nga efektet që mund të japë kriza ndërkombëtare e energjisë. Sipas këtij plani të përgatitur nga Operatori i Transmetimit të Energjisë Elektrike, në mobilizim të përgjithshëm do të jenë të gjitha njësitë termale, ato me gaz natyral dhe linjit.
Këto njësi do të jenë në gatishmëri në rast të rritjes së kërkesës apo të ftohtit ekstrem në kohë krize.
Siç raporton Kathimerini, IPTO ka kërkuar që në kërkon që në çerekun e dhjetor-shkurtit të gjitha njësitë termike të jenë të disponueshme dhe të kenë sasitë e nevojshme të karburantit, në mënyrë që të mund të punojnë “plotësisht” dhe të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesën e lartë që mund të shkaktojë ulja e temperaturave.
Në të njëjtën kohë, në njësitë e gazit që mund të punojnë me karburant alternativ është bërë thirrje që të mbushen me karburant në rast se do të ketë mungesë të gazit natyror për të siguruar një kapaciteti total prej 1,790 MW. /abcnews.al/