U arrestua për falsifikim dokumentesh, ish-drejtorit të Kadastrës Vlorë i gjendet një “tufë” parash

schedule23:03 - 18 Tetor, 2021

schedule 23:03 - 18 Tetor, 2021

Pas arrestimit,  ish drejtorit të Kadastrës Vlorë Klodjan Troci, i janë gjetur 100 kartëmonedha 500 euroshe, në total prej 50 mijë eurosh në shtëpi. Ndërsa 15 mijë euro të tjera i janë gjetur të veçuara. Troçi u vu në pranga pas hetimeve disa javore, për tjetërsimin e pronave në bregdetin e jugut.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar nga viti 2019 deri në vitin 2021, me Bardhyl Gjikën, drejtor i drejtorisë e administrimit të tokave në Vlorë bashkë dhe me specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino për falsifikim të dokumenteve të pronësisë.

Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, por duket se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkon më tej se vetëm për një pronë.

Gjika, Mino dhe 51-vjeçari Spiro Duni u arrestuan për shkak të falsifikimit të dokumenteve në dosjet e pronave të fshatit turistik të Dhërmiut. Pas falsifikimeve të bëra dhe frikës nga drejtësia, këta persona akuzohen se inskenuan një grabitje në zyrat e “Tokave” në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës. be.k /Abcnews.al