Të zhgënjyer nga shteti fermerët e Beratit, Fierit dhe Lushnjes paralajmërojnë protesta.
Dështimi me prodhimin e domates shkaktuar sipas tyre nga fara jo cilësore e hedhur në treg është ajo që po I shqetëson së fundi.
Sipas ministrisë së Bujqësisë problemi nuk qendron tek fara. Pas analizave të kryera Andra Muço nga grupi I punës ngritur për këtë çështje rendit tre arsye të tjera
Fermerët nuk bien dakord me përfundimin e ministrisë. Ky dëm i shkaktuar tregojnë se i ka falimentuar.
Fermerët kërkojnë dëmshpërblim për prodhimin e çuar dëm. Në rast të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestës së tyre. Abcnews.al