Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

schedule15:22 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:22 - 18 Tetor, 2021

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari Enkelejd Alibeaj bëri me dije se fillimisht duhet të bëhet konstituimi i komisionit.

Sakaq, Gazment Bardhi tha se një anëtar i maxhorancës, Etjen Xhafaj duhet të largohet, pasi komisioni duhet të ketë jo më shumë se 15 anëtarë.

“Ka një problem në përbërjen e komisionit sepse janë 16 anëtarë, komisioni nuk duhet të ketë më shumë se 15 anëtarë. Neni 11 i ligjit përcakton se çfarë përmban mbledhja e parë e komisionit hetimor. Kryetari ka detyrimin të prezantojë të dhëna paraprake dhe të deklarojë të hapur hetimit.për të shkuar te kjo pikë e deklarimit nga ana e kryetarit, komisioni do të duhet të ketë miratuar edhe rregulloren. Rregullorja është standarde,” u shpreh ai.

Pas Bardhit, sërish e mori fjalën Alibeaj, i cili i dha të drejtë. “Siç e tha dhe zoti Bardhi, në mbledhje nuk mund të marrë pjesë asnjë anëtar zëvendësues. anëtarët zëvendësues marrin pjesë kur një nga anëtarët e përcaktuar nuk është prezent, dhe sot nuk bëhet fjalë për këtë gjë. Kështu që zoti Xhafaj, ju mund të rrini sot në mbledhje, por nuk keni të drejtë të merrni pjesë në diskutime,” tha Alibeaj. 

Përbërja e komisionit:

Enkelejd Alibeaj, PD, kryetar

Toni Gogu, PS, nënktryetar

Anëtarët nga Partia Socialiste:

Klotiloda Bushka

Blerina Gjylameti

Arora Mara

Klevis Xhoxhi

Nasip Naço

Petro Koçi

Bardhyl Kollçaku

Anëtarët nga Partia Demokratike:

 Gazment Bardhi

Oerd Bylykbashi

Ferdinad Xhaferraj

Ervin salianji

Kreshnik Collaku

Anëtari i pavarur:

Petrit Vasili

Zëvendësues nga PS:

 Xhemal Qefalia

Etjen Xhafaj

Zëvendësues nga PD:

Arbi Agalliu

Lindita Metaliaj

Kujtojmë se komisioni u ngrit me kërkesë të Partisë Demokratike, për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit, të cilat opozita i cilëson si masakër elektorale. Komisioni ka tre muaj kohë për të bëre hetime. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!