Dal Pino: Serie A me 20 ekipe, unë do krijoja një dhomë që kamerat të përdoren kundër racizmit

schedule12:24 - 18 Tetor, 2021

schedule 12:24 - 18 Tetor, 2021

Presidenti i Seria A, Paolo Dal Pino ka reaguar për disa çështje që kanë të bëjnë me futbollin italian. Ne fokus është Seria A, për të cilën shprehet se do të vazhdojë të jetë me 20 ekipe.

“Klubet e vogla janë zemra e Serisë A dhe janë themelore në konkurrencë. Për numrin e ekipeve, FIGC ka thënë se vendimin përfundimtar ia lë Serisë A. Ne po flasim për të dhe diskutimi është i hapur. Peshorja në këtë moment është e prirur të qëndrojë në 20 ekipe ”, theksoi Dal Pino.

Presidenti i Serie A gjithashtu  foli edhe për racizmin, një temë shumë e nxehtë  në futbollin italian, duke u shprehur se tani do të vazhdojnë me hapa konkret për të gjithë ata që bëjnë racizëm, duke mos i lejuar të futen fare në stadium. Ndërkohë Dal Pino tregon se do shikojnë mundësinë që të kriojnë edhe një dhomë me kamera kundër racizmit.

“Ky është një problem që nuk shihet vetëm në stadiume. Disa personazhe nuk duhet të hyjnë më në ambientet e ndryshme të Serie A. Ne kemi bërë fushatë “Keep Racism Out” dhe tani ne duam të ndërmarrim hapa konkretë për të përjashtuar njerëzit dhe për të parandaluar racistët që të blejnë bileta.

Kemi krijuar një strukturë të madhe, në Lissone, me VAR dhe gjëra të tjera. Unë gjithashtu do të doja të krijoja një dhomë që kamerat të përdoren kundër racizmit. Ne do të shohim se si ta bëjmë atë. Në atë rast, ne mund të veprojmë menjëherë dhe të nxjerrim nga stadiumet ata që njollosen me akte racizmi ”, nënvizoi presidenti i Seria A

59-vjeçari italian nuk nguroi gjithashtu t’ i bënte  një thirrje qeverisë italiane duke u shprehur që:

“Është e vështirë të kuptohet se si një shtet nuk kujdeset për një sektor që, në 13 vitet e fundit, ka kontribuar më shumë se 14 miliardë. Ne dhe FIGC kemi kërkuar masa me kosto zero, për të mbështetur kompanitë tona që kanë pësuar 1.2 miliardë humbje nga pandemia, duke pasur parasysh që stadiumet janë mbyllur për më shumë se një vit.

Shpresoj që së shpejti ajo që ne e quajmë mbikëqyrje të mund të korrigjohet, sepse përndryshe ato do të ishin të pranueshme”. /abcnews.al