Lydia, vajza e vogël e Babis dhe Caroline është pagëzuar këtë të dielë. Mediat greke raportojnë se pagëzimi u bë në një rreth të ngushtë familjar dhe me fshehtësi ekstreme, në prani të prindërve të Caroline dhe Babis Anagnostopoulos.
Lydia e vogël, e cila mbushi 1 vjeçe, u pagëzua nga një shoqe e nënës së saj, që nuk jeton më, Caroline, përcjell abcnews.al.
Prindërit e Caroline Crouch fituan kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lydia, shkroi Daily Mail më 9 tetor, duke publikuar deklarata nga babai i britanikes. Sipas botimit, fëmija i vogël, i cili pa nënën e saj të vritej nga burri pilot, tani do të rritet në shtëpinë atërore të Caroline, sipas një vendimi të gjykatës.
“Lydia, vetëm një vjeç – babai i së cilës ka të ngjarë të dënohet me burgim të përjetshëm është vendosur zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Caroline Crouch, Susan dhe David, në ishullin Alonissos ku ata jetojnë.
Prindërit e vrasësit, Konstantinos dhe Georgia, do të kenë të drejta të komunikimit personal me fëmijën. Zoti dhe zonja Anagnostopoulou u kujdesën për Lydia pas vrasjes së nënës së saj dhe donin ta mbanin atë, por çifti Crouch filloi një proces ligjor për kujdestarinë ekskluzive”, shkruante gazeta. g.v/abcnews.al