Kryetari i Komisionit Zgjedhor për Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski, në daljen e fundit për shtyp bëri të ditur se procesi i votimit do të shtyhet deri në orën 19:30, për shkak të vonesave me aparatet biometrike.
Ai më herët kishte paralajmëruar se votimi do të shtyhehej deri në 3 orë nëse do të ishte e nevojshme.
Me sa duket nuk ka nevojë për një shtyrje me tre orë, prandaj procesi i votimit u shty me vetëm gjysmë ore. /abcnews.al

