Vrasja e deputetit anglez të premten ka tronditur të gjithë vendin. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë zbuluar të dhëna të reja në lidhje me vrasësin. Personi i arrestuar kishte caktuar një takim për të takuar deputetin, sipas Sky News.
Vrasja e Ames, i cili i përkiste Partisë Konservatore të Kryeministrit Boris Johnson, ka nxitur rishikimin e masave të sigurisë ndaj politikanëve në Britani. Ngjarja tragjike ndodhi jashtë një kishe metodiste në zonën e Lee on Sea, në Essex, ku u zgjodh Eimes.
Deputeti 69-vjeçar u godit me thikë gjatë një takimi elektoral që po mbante me qytetarët në Essex./abcnews.al