Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se sulmi i Izraelit një ditë më parë në Siri ka vënë në rrezik dy fluturime civile në Damask dhe Bejrut. Në deklaratën për shtyp shtohet se mbrojtja ajrore siriane ka gjurmuar 14 nga 16 raketat izraelite.
Ky lajm është konfirmuar dhe nga radio shtetërore izraelite. Por Izraeli nuk e komenton këtë si një sulm në Siri. Ndërsa zëdhënësi ushtarak theksoi se mbrojtja ajrore e Izraelit u aktivizua për të gjurmuar një raketë siriane./abcnews.al