Nga Gjergj Figuri
“ABC” mëson detaje të reja nga e kaluara e errët e të riut që ekzekutoi efektivin e policisë në Lezhë, Saimir Hoxha disa ditë më parë.
Autori, 21-vjecari Aldi Rama kishte paditur më herët për dhunë policët që e kishin ndaluar herën për lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Kallëzimi ishte bërë në prokurorinë e Lezhës në kohën kur Aldi Rama ishte në burg.
Prokuroria e Lezhës ishte vënë në lëvizje dhe rasti i ishte ngarkuar prokurorit Francesk Ganaj. Ky i fundit ka marrë në pyetje efektive dhe oficerë të policisë që kishin bërë ndalimin e të riut duke bërë edhe ballafaqimin e tyre me kallëzuesin që pretendonte se ishte keqtrajtuar dhe dhunuar prej tyre.
Këto pretendime nuk arritën të provoheshin nga prokuroria, pasi pretendimet që kishte pasur 21 vjeçari Aldi Rama i ka referuar akuzat fillimisht tek punonjësit e burgut dhe vetëm pas 2 muajsh është bërë kallëzim penal.
Kjo ka bërë që të mos ketë një raport mjekoligjor, por pavarësisht kësaj, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar praktika e veprimeve të kryera nga burgu pas referimit që ka bërë i riu Aldi Rama.
Kjo çështje ë është bashkuar edhe hetimit per ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por ky i fundit nuk ka qenë pjesë e grupit të uniformave blu që kanë ndaluar Aldi Ramën për episodin që 21-vjeçari kishte ngritur akuzën./ Abcnews.al