Dy skuadrat e kategorisë superiore kanë prezantuar autobuzat e rinj që vihen në shërbim të ekipeve. Tirana dhe Kukësi kanë personalizuar autobusët me simbolet e skuadrave.
Drejtori Teknik i Tiranës, Tefik Osmani, ka qenë i pari që prezantoi për tifozët autobusin e ri të skuadrës “Bardheblu”, nuk mungoi edhe postimi në rrjetet sociale edhe nga ana e klubit.
Në foto shikohet autobuzi i parkuar në stadiumin “Selman Stërmasi”, që do të përdoret nga ekipi i Tiranës që në ndeshjen e radhës atë kundër Teutës në transfertë ditën e diel, ora 19:45, përballje që luhet në “Elbasan Arena”.
Autobusi i Tiranës ka të dizenjuar simbolet e kryeqytetit dhe stemën e klubit të Tiranës.
Gjithashtu në rrjetet zyrtare të klubit të Kukësit është bërë publik autobusi i skuadrës verilindore. Një autobus i ri i cili do vihet në shërbim të ekipit së shpejti.
Autobusi ka të dizenjuar stemën e skuadrës së Kukësit. Nga fotot e publikuar shikohet se autobuzi është gati në pritje edhe te inagurimit të stadiumit, i cili ndodhet në fazën e fundit të punimeve. Stadiumi i Kukësit është gati në përfundim dhe brenda tetorit pritet edhe inagurimi i tij.
View this post on Instagram
/abcnews.al