Satelitët shqiptarë, Hafizi: Pretendim krejt i papërputhshëm me realitetin

schedule22:40 - 15 Tetor, 2021

schedule 22:40 - 15 Tetor, 2021

Nga Erneta Shevroja

Me skepticizëm e kanë parë pedagogët e Fizikës projektin e Edi Ramës për të çuar dy satelitë të Shqipërisë në orbitë.

Pretendim qe është krejt i papërputhshem me realitein”.

Kjo nuk kishte asgjë serioze, e kishte për t’u tall me Parlamentin. Qeshëm kur e dëgjuam”

Profesoreshë Mimoza Hafizi në intervistën për ABC thekson se vendi ynë e ka të pamundur të realizojë një projekt të tillë.

“Ne nuk kemi zhvilluar, aq me pak në vitet e fundit ku financimi për arsimin dhe shkencën kanë rënë ndjeshëm”, ka thënë Hafizi.

Ajo që mund të bëjë vendi ynë, me kapacitete që ka, sqaron pedagogu i Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Safet Sula është të bëhesh pjesë e një sateliti.

“Ti mund të thash që unë po paguaj lekë për tu bërë pjesë e një sateliti por jo se do të hedh Shqipëria satelite”, ka thënë ai.

Profesoreshë Hafizi e sheh jo efikase hedhjen e satelitëve edhe për monitorim të territorit, që e saktësoi këtë të premte kryeministri.

Vetëm satelitët e orbitave gjeostacionare kanë një pozicion fiks në lidhje me tokën dhe vetëm  këto mund të votojnë një terren”, është shprehur ajo.

Hedhja një sateliti kushton shumë.

 “Me siguri qeveria do te shpenzojë fonde nga buxheti që të blejë diçka që mund të jetë shumë e kushtueshme”.

Sipas deklaratës së kryeministrit, Shqipëria do të jetë dy satelitët e saj vitin e ardhshëm./abcnews.al