Mbyllen me argëtim provat në “T’ka mami yll”, protagoniste kryesore bëhet gjyshja e Mikeles

schedule20:05 - 15 Tetor, 2021

schedule 20:05 - 15 Tetor, 2021

Kjo javë është mbyllur me plot argëtim në Dance Reality Show “T’ka mami yll”.

Në sallën e provave, përveç fëmijëve janë bashkuar edhe mamatë, të cilat janë përgatitur për kërcimin që do të kenë së bashku mbrëmjen e nesërme. Fillimisht kanë qenë mamatë e grupit të kuq drejtuar nga Doris dhe më pas ato të grupit blu drejtuar nga Franko.

Padyshim nuk kanë munguar të qeshurat dhe komentet, përmes së cilave mamatë komentonin njëra-tjetrën. Ato janë marrë edhe me pamjen e jashtme, duke evidentuar edhe kujdesin e krijuar përmes përzgjedhjes së rrobave sportive. Madje, protagonistja kryesore ka qenë gjyshja e Mikeles, e cila kishte veshur edhe shapka. Ajo u prit shumë si nga fëmijët dhe nga mamatë e tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!