Social Demokratët, të cilët dolën të parët në zgjedhjet parlamentare gjermane, të Gjelbrit dhe Liberalët njoftuan sot se kanë arritur një marrëveshje paraprake për formimin e qeverisë së re.
Olaf Scholz u shpreh se partitë arritën një marrëveshje, ndërsa detajet do të bëhen zyrtare në vijim.
Koalicioni konservator CDU/CSU i kancelares Angela Merkel u rendit u dyti në zgjedhjet e 26 shtatorit, por pësoi rezultatin më të keq të zgjedhjeve të përgjithshme që nga viti 1945./ Abcnews.al