Brendan Rodgera, trajneri i Leicester, është në qendër të vëmendjes në Britaninë e madhe, pasi Neëcastle thuhet se ishte gati të paguante klauzolën për t’ua marrë “Dheplrave”.
Qymyrxhinjtë kanë në plan të shkarkojnë Steve Bruce, por Rodgers po refuzon të marrë drejtimin e ekipit që tani financohet nga miliarderët arabë.
Refuzimi i Rodgers ka një prapaskenë, sipas asaj që raporton DailyMail. Tekniku po pret të bëjë hapin e madhe dhe të marrë drejtimin e Manchester City.
Pep Guardiola ka deklaruar se do të largohet verën e vitit 2023, kur i përfundon edhe kontrata, ndaj Rodgers po tregohet i duruar për të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Anglisë. / abcnews.al