Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar takimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë dhe Nënkryetarin e Komisionit Evropian Josep Borrell.
Në një postim në Twitter, Kim ka zbardhur detaje nga ky takim. Kryediplomatja thekson se Blinken i ka shprehu mbështetjen zyrtarit të lartë të BE për perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor ndaj procesit të zgjerimit.
Gjithashtu, Kim thotë se sekretari amerikan ka theksuar nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
“Sekretari Blinken i shprehu Borell vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të BE -së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin ndaj procesit të zgjerimit.
Blinken theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,” ka shkruar Kim. g.v/abcnews.al