Kriza energjitike, eksperti: Shqipëria duhet të hyjë në bursë, duhet maksimalizuar prodhimi

schedule20:15 - 14 Tetor, 2021

schedule 20:15 - 14 Tetor, 2021

Eksperti i energjitikës, Lorenc Gordani është shprehur në “Radarin Informativ” se Shqipëria duhet që të dal në tregun e bursave për sa i përket energjisë. Kjo sipas tij do t’i mundësonte fitime të volitshme.

Më tej Gordani është shprehur se KESH duhet të maksimalizojë prodhimin e energjisë dhe kjo do ti mundësojë që të shesë në bursa duke marrë një fitim maksimal. Ndërkohë për OSHEE sipas Gordanit mund të siguronte kontrata afatgjata por kjo është penguar për shkak të aspekteve ligjore.

“Duhet të lëmë të lirë KESH nga detyrimit dhe të maksimalizojë prodhimin e vet dhe ta shesin ë bursa dhe duke marrë maksimumin. Në prodhojmë 70%. KESH duhet të kishte përfituar nga këto çmime të larta. OSHEE mund ta sigurojë me kontratat afatgjata. Do ishin siguruar 40 euro apo më lirë. Arsyet se pse nuk bëhet është për shkak të aspekteve ligjore. Ata blejnë nëpërmjet tregtimit kompanive tregtare dhe rritet kosto 10% dhe nuk bëhemi të aftë për bursat. Janë disa hapa që ne i kemi ndërmarrë por nuk i kemi plotësuar dhe jemi vonë. Duhet të merreshin më parë dhe na kanë rritur kostot.” tha Gordani.

Eksperti mes të tjerash ka shtuar se Shqipëria po sheh mundësinë për të zgjeruar linjat energjitike, konkretisht me Maqedoninë, Greqinë dhe Serbinë.

“Në BE po diskutohen masa të përbashkëta dhe energjia ka një specifikë të shkëputur nga politika. Linjat duhet të zgjeroheshin. Ne kemi në ndërtim me Maqedoninë. Kemi plan me Greqinë apo me Serbinë. Kapacitetet ekzistojnë.” tha ai.

Sipas eksperti ky vit ka qenë shumë i mirë për sa i përket reshjeve të shiut, por sipas tij në situatën e krizës sado e vogël të jetë blerja nga jashtë, çmimi është shtrenjtuar maksimalisht dhe në këtë mënyrë do ndikojë pavarësisht sasisë.

“Deri më tani në 6 muaj kemi pasur më shumë shi se në 2020. Kemi arritur rekorde historike nuk është se nuk kemi pasur shi, ka qenë një vit shumë i mirë madje. Por sado pak të importojmë çmimet janë rritur kaq shumë sa ndikon. Duhet të kishim qasje tjetër. Duhej ta shisnim energjinë duke e pasur hidro ne e depozitojmë atë. Njëkohësisht duke qenë hidro dhe e luhatshme nuk ecim dot më planifikim vjetore. Ne duhet të synojmë bursë. Nëse ekziston një vend që duhet ta kishte hapur është Shqipëria.” tha eksperti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!