Roma po shkatërrohet dhe shumë shpejt mund të kthehet ne një kazan plehrash. Kështu shkruan Nju Jork Tajms në një artikull të ashpër për kryeqytetin Italian.
Nju Jork Tajms është marrë me problemin e mbeturinave në Romë me ndihmën e udhërrëfyesit italin Massimiliano Toneli, themelues i blogut “Roma ta shpif”. “Është një qytet në shkatërrim e sipër dhe janë të shumtë ata që mendojnë se shumë shpejt mund të kthehet në një vendgrumbullim mbeturinash, lexohet në versionin online të së përditshmes amerokane. Sipas korrespondentit Xhejzon Horovitz, Roma të ngacmon ndjenjat jo me bukurinë e saj po me erën e keqe që vjen nga koshat e mbeturinave
Roma në shkatërrim është dhe titulli i zgjedhur për artikullin për të cilin gazetari përqendrohet në qendër të kryeqytetit Italian. Horovitz përmend kalimtarët e shtypur nga autobusët, protestat që paralizojnë qytetin, pemët e rrëzuara dhe metrotë e mbyllura. Korrespondenti amerikan përmend dhe banorët e Romës të cilët përditë publikojnë fotografi të degradimit të qytetit të tyre dhe të vullnetarëve që pastrojnë vetë rrugët. “Por Roma nuk do të ndërtohet në një ditë, përfundon ai./abcnews.al