Rusia ka regjistruar më shumë 30,000 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 7,892,980. Ky është numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Vendi gjithashtu regjistroi 986 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 220,315.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje vendit të përshpejtojë fushatën e vaksinimit. Aktualisht rreth një e treta e rusëve janë të vaksinuar, përkatësisht 45.3 milion./abcnews.al