Eden Hazard ka qënë një nga lojtarët më të mirë tek ekipi i Chelsea-it, por jo vetëm.
Me “luanët” e Londrës Hazard ka luajtur 352 ndeshje ku ka shënuar 110 gola dhe ka asistuar 92.
Në verën e 2019, Hazard transferohet me shumë bujë tek ekipi spanjoll i Real Madrid.
Por heshtja ra menjëherë dhe Hazard tashmë mbetet vetëm një “siluetë” e atij të dikurshmit kur luante për Chealsean.
Belgu është duke hyrë në vitin e 3-të me “Los Blancos” dhe dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.
Sulmuesi 30-vjeçar ka luajtur 51 herë me spanjollët ku ka shënuar 5 gola dhe asistuar 9.
Vlera e Hazard ka qënë 150 milionë euro, u transferua nga Reali për shifrën e 115 milionë euro, dhe sot, kartoni i tij ka kapur vlerën e 25 milionë euro.
Pra që pas largimit nga klubi anglez, vlera e tij ka rënë me 90 milion euro duke e cilësuar si dështim në merkaton e “Los Blancos”. /abcnews.al