Numri i rasteve të reja në Holandë ka shënuar rritje gjatë 7 ditëve të fundit, 62% më shumë se javën e kaluar duke rritur frikën për një valë të re infektimesh. Kjo është rritja më e madhe e rasteve që nga mesi i korrikut, sipas Institutit të Shëndetësisë. Vendi regjistroi 3,746 raste të reja, dyfishin i javës së kaluar.
Numri i pacientëve të shtruar në spitale gjithashtu ka shënuar rritje, aktualisht 524 pacientë po marrin trajtim në spitale. Nga këta, 137 janë shtruar në Njësitë e Kujdesit Intensiv. Sipas autoriteteve, shumica e rasteve janë raportuar në qytetet kryesore. Pothuajse 68% e popullsisë, përkatësisht 17 milion banorë të Holandës janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al



