Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe nuk e këshillon Gjykatën Kushtetuese t’i përsërisë ato. Gazetarja e ABC, Esiona Konomi ka lexuar draft-opinionin që Venecia i ka përgatitur Gjykatës Kushtetuese, dokument i cili zyrtarisht do të miratohet nesër nga vetë komisioni.
Në të thuhet se bojkoti i partive (siç bëri PD në 2019) nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vjet siç është periodiciteti i tyre.
Mendimi Komisionit të Venecias ju kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.
Padia kërkonte pavlefshmërësinë e zgjedhjeve, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, në kushtet kur Opozita bojkotoi, dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.
Venecia thekson se kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshijnë shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore, por sipas saj kjo e nuk e pengon të ushtrojë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor. Komisioni thekson se parlamenti mund të bëjë një vlerësim bazuar në një bazë ligjore për shtyrjen e zgjedhje dhe në mungesë të një bazë të tillë Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese.
Ajo e cilëson përgjegjësi të të gjithë partive politike për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet shqiptare dhe proceset e zgjedhore përmes dialogut të të gjitha forcave politike dhe si dhe mes institucioneve, siç është KQZ. Kjo siç thuhet në raport, nënkupton mundësinë e zgjedhjes për votuesit.
/Abcnews.al