Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së një autobusi në veri-perëndim të Nepalit. Automjeti ishte duke udhëtuar nga distrikti Mugu kur doli nga rruga dhe u përmbys në një kodër pak pas mesdite, sipas raportimeve të mediave lokale.
Shkaku i përplasjes nuk dihet ende, por sipas disa raporteve, autobusi kishte pasur një problem me frenat. Aksidentet rrugore nuk janë një gjë e pazakontë në Nepal dhe zakonisht shkaktohen nga rrugët e këqija dhe automjetet jo të mirëmbajtura.
Për zbardhjen e ngjarjes ka nisur tashmë një hetim. Sipas autoriteteve, shumica e personave që ndodheshin në autobus ishin duke udhëtuar për në shtëpi pasi kishin marrë pjesë në një festival fetar. /abcnews.al/