Zgjatja e Vetingut, Balla: S’kemi pazar me PD, politika të rrijë larg kësaj çështje

schedule13:57 - 12 Tetor, 2021

schedule 13:57 - 12 Tetor, 2021

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se nuk ka një pazar me PD për arritjen e konsensusit të zgjatjes së organeve të Vetingut si pjesë e Reformës në drejtësi.

Balla tha se e konsideron Vetingun një çështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg. Më tej Balla tha se mazhoranca është e gatishme për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështjeje që mund të vijë nga opozita në Kuvend.

E para duhet t’iu sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht edhe me 2 institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi për të konkluduar në amendamentin për zgjatjen e afatit të KPK. Në kuptimin që të arrijmë të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendamet. Unë e konsideroj një çështje teknike dhe politika duhet të rrijë larg në kuptimin e rëndësisë që ka vetingu dhe në kuptimin e vlerësimit që ka vetingu. Do propozoja që askush prej nesh të mos e politizojë dhe ta mbajmë si një çështje tepër teknike si vijueshmëri të reformës në drejtësi. Nuk ka asnjë lloj pazari në thonjëza, sepse kjo është çështje e rëndësisë së veçantë ku secili prej deputetëve të marrë përgjegjësinë që i takon. Sa i përket çështjeve të tjera ne jemi të hapur për të diskutuar pa rezerva çdo çështje që mund të vijë nga ana e opozitës në kuvend”, tha Balla.

Për një marrëveshje të fshehtë mes PD dhe PS Balla u pyet pas deklaratave të bëra nga deputeti Oerd Bylykbashi i cili foli për atë që ai e quante “tregti kuajsh” ose “pazar”, që sipas tij, kryeministri Edi Rama i ofron Partisë Demokratike.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së sakaq se do rrëzohet kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për “Becchetin” ndërkohë që nënvizoi se maxhoranca do miratojë dy komisionet e tjera hetimore që ka kërkuar opozita, atë për zgjedhjet e 25 prillit dhe për inceneratorët.

Diskutuam ngritjen e komisionit për hetimin e zgjedhjet të 25 prillit, ngritja e të cilit do të votohet të enjten. Jemi duke punuar për dakordësimin për projektvendimin për komisionin hetimor për çështjen e trajtimit të mbetjeve, ndërkohë që do rrëzohet kom hetimor për çështjen Becchetti”, tha më tej kreu i grupit të PS. be.k/Abcnewsa.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!