Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e ndodhur pak para mesnatës së djeshme në zyrat e administrimit të Tokës në ambientet e Pallatit të Kulturës në Vlorë.
Burime bëjnë me dije për ABC se personi i paidentifikuar i pajisur me maskë dhe i armatosur që është futur mbrëmjen e djeshme në këto zyra ka marrë dy dosje. Mësohet se dyja dosjet i përkasin fshatit turistik Dhërmi në Vlorë.
Bardhi Gjika, drejtori i kësaj zyre tregon se hajduti është futur nga dera dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe ka dalë nga dera kryesore pasi ka thyer dyert e dy zyrave, asaj të pronës dhe të Mbrojtjes së tokës.
Gjika thekson se sinjali për këtë vjedhje është dhënë nga roja e godinës. Tashmë ka nisur procesi i inventarit për të parë se çfarë ka marrë hajduti që është futur në godinë ndërsa do të këqyren dhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e tij. m.v/Abcnews.al