Koreografi Gjergj Prevzi, prej 16 vitesh mban gjallë me vështirësi frymëmarrjen e dancit modern në Shqipëri. Ai ndihet i keqardhur, për ikjen e talenteve jashtë vendit, pasi nuk gjejnë mbështetje financiare.
Rikthimi live i performancave për publikun në edicionin e 16-të të” Albania Dance Meeting” pas pandemisë e gëzon.
“Rikthimi është pozitiv. Danci e gjen veten shumë herë më mirë tek komunikimi i drejtpërdrejtë me publikun.”
Krijimet janë bazuar mbi eksperimentin, pa anashkaluar dy dramat e kësaj kohe, tërmet dhe pandemi. Përzgjedhja e disa skenave në Tiranë, Durrës e Kosovë e shtrirë në 1 muaj e gjysmë është menduar edhe për arsye financiare.
“Buxheti i festivalit është shumë i limituar dhe stafi jonë është i reduktuar në varësi të buxhetit.”
Në këtë edicion marrin pjesë trupa nga Austria, Italia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedoni e Veriut. /abcnews.al/

