Gazetarja e “Thumb” këtë herë ka intervistuar modelin shqiptar Alessio Aliaj dhe bashkëshorten e tij. I pyetur për ndjesinë e babait për të dytën herë ai shprehet: “Tani e ndjeva veten tamam baba, është kënaqësi e vërtetë”.
Ai ka folur edhe për fillimet e para të njohjes me bashkëshorten e tij, ndërkohë që vlerëson qetësinë e saj.
“Jam njohur në një klub me Katin dhe prej katër vjetësh jemi sëbashku. Është person i qetë. ”
Ai thotë se puthjen e parë ia ka rrëmbyer në një festival.
Nga ana e saj Kati shprehet se nuk është natyrë xheloze edhe pse puna e Alessios ka të bëjë me qëndrimin gjatë kohës jashtë.
Ata kanë folur edhe për marrëdhëniet me prindërit e njëri-tjetrit dhe mirëkuptimin me ta. /abcnews.al

