Iraku ka arrestuar shefin e financave dhe numrin 2 të Shtetit Islamik, për të cilin SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh. Sami Jasim al-Jaburi, u arrestua nga shërbimet e inteligjencës “jashtë kufijve” të Irakut, sipas një njoftimi të kryeministrit Mustafa al-Kadhemi.
Ai nuk dha detaje të tjera rreth operacionit, por e përshkroi atë si ‘një nga operacionet më të vështira të inteligjencës ndërkufitare të kryera ndonjëherë nga forcat irakiane. Programi i Shpërblimeve për Drejtësinë tha se Jaburi ka shërbyer si ekuivalent i ministrit të financave, duke mbikëqyrur operacionet e grupit që gjenerojnë të ardhura nga shitjet e paligjshme të naftës, gazit, dhe mineraleve./abcnews.al