Një 57-vjeçar me iniciale S.Sh. në Kavajë është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur punonjësin e policisë Bashkiake të Kavajës, teksa ky i fundit ka qenë në krye të detyrës.
Në lidhje me këtë ngjarje, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/Abcnews.al