Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistroi 2,197 të infektuar dhe 36 humbje jete në 24 orë

schedule19:10 - 9 Tetor, 2021

schedule 19:10 - 9 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,197 raste të reja me koronavirus, prej të cilave 5 qytetarë janë identifikuar në pikat kufitare të vendit.

Në total, numri i të infektuarve në vend shkon në 675,479, prej të cilëve 50.9% janë meshkuj. Ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 115 prej tyre janë persona që kanë udhëtuar jashtë, kurse 3,445 janë raste kontakti.

Ndërsa, rastet fatale për sot janë 36. Ndërsa që nga fillimi pandemisë bilanci total i viktimave ka shkuar në 15,105. 95.3% prej tyre kishin sëmundje shoqëruese ose/ dhe ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!