Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Benzi” del nga rruga dhe futet në lokal, shoferi ia mbath

schedule15:25 - 9 Tetor, 2021

schedule 15:25 - 9 Tetor, 2021

Tiranë – Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Dervishi” apo e njohur ndryshe si “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Raportohet se B. C, 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi:



U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vëndngjarja.

Punohet për kapjen, shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!