Sulmi kamikaz në një xhami në Afganistan, të paktën 60 viktima e 107 të plagosur

schedule15:46 - 8 Tetor, 2021

schedule 15:46 - 8 Tetor, 2021

Një sulm kamikaz la të paktën 60 persona të vdekur dhe 107 të tjerë të plagosur në Kunduz të Afganistanit. Raportohet se sulmi ndodhi në një xhami Shiite.

“Deri më tani kemi pritur më shumë se 90 të lënduar dhe më shumë se 15 viktima, por numrat do të ndryshojnë. Po vijojmë që të presim njerëz,” u shpreh një anëtar i Mjekëve pa Kufi për AFP.

Kurse, një biznesmen që kishte shkuar në spitalin rajonal të Kunduz-it për të parë nëse mjekët kishin nevojë për gjak, përshkroi skena horrori.

“Pashë më shumë se 40 viktima. Ambulancat po ktheheshin nga vendi i ngjarjes duke transportuar persona të pajetë.”

Bilanci i viktimave pritet që të rritet. Pamjet e publikuara nga mediat janë të rënda dhe tregojnë njerëz të gjymtuar e gjakosur të shtrirë në tokë. Talebanët konfirmuan se bëhet fjalë për sulm kamikaz ndërsa shtuan se një ekip i Forcave Speciale ndodhet në skenë duke investiguar. /abcnews.al/