Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen se kanë tentuar të vjedhin disa materiale me vlerë rreth 60 mijë euro.
Dy shqiptarët raportohet se u kapën në flagrancë nga policia në Lodi dhe u arrestuan për vjedhje.
Denoncimi erdhi nga një kompani private në Lodi, ku raportoi se kishte parë dy persona të dyshimtë. Shqiptarët pasi lanë makinën pranë vendit ku do kryenin vjedhjen, prenë një gardh rrethues dhe më pas grumbulluan një sasi çelik dhe bakër, me vlerë 60 mijë euro, për t’i marrë.
Por “mundi” shkoi keq, pasi ata u kapën në flagrancë nga policia italiane. Pas përballjes në gjykatë, dy shqiptarët u liruan megjithatë do u duhet të paraqiten para gjykatës tre herë në javë. Mallrat e vjedhura u lanë në vend tek kompania që u përkisnin./ abcnews.al/