Pas një seance maratonë që zgjati për rreth 16 orë Kuvendi miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të sotëm projekligjin e buxhetit të vitit 2018.
Projektligji u miratua me 75 vota pro të mazhorancës dhe 47 kundër të opozitës, ndërkohë 17 deputetë abstenuan.
Me 74 vota pro dhe 47 kundër, Kuvendi miratoi edhe 6 projektligjet e paketës fiskale që do të zbatohen gjatë vitit 2018.
Po ashtu Kuvendi miratoi edhe Ilir Zelën në postin e kreut të Këshillit Drejtues të AKEP-it me 73 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.
Ne séance qe perfundoi sot rreth ores 2 te mengjesit u miratua me 72 vota pro Eriola Sadushi, anëtare e bordit të Entit Rregullator të Energjisë./abcnews.al