Një sasi tritoli ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Orikumit. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një makinë të parkuar.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. ABC News ka mësuar se mjeti është në pronësi të Vezir Bellos, i cili punon si shofer i ambulancës në Orikum. Makina ndodhej e parkuar pranë banesës së 59-vjeçarit. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe xhamat e një mjeti tjetër që ishte aty pranë.
Ende nuk dihet, autori dhe shkaqet e vendosjes se eksplozivit në makinë./abcnews.al

