Procesi i Berlinit, Rama: Ka një problem, autorësia është jashtë Ballkanit

schedule13:40 - 7 Tetor, 2021

schedule 13:40 - 7 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama është duke folur në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha ndër të tjera se po bëhet gjithnjë e më e qartë se zgjedhimi është një fjalë që nuk po përdoret me të njëjtin vullnet si disa vite më parë.

Rama u shpreh se nuk ka dyshime që procesi mund të kërkojë kohë, por shtoi se është gjithnjë e më e qartë se Ballkani Perëndimor është një realitet gjithnjë e më i rëndësishëm për BE.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se zgjerimi është gjithnjë e më pak një fjalë që përdoret me pasionin dhe vullnetin që ka pasur disa vite më parë. Nuk ka dyshim që procesi mund të kërkojë kohë. Në të njëjtën kohë është shumë e qartë për të gjithë se ËB është një realitet gjithnjë e më i rëndësishëm për BE. Mendoj se kjo është një arsye se pse disa prej vendeve skeptike tashmë duket se janë shumë të hapura ndaj idesë….”

Ndërsa, duke folur për Procesin e Berlinit, kreu i qeverisë u shpreh se autorësia është jashtë Ballkanit dhe se duhet një angazhim i brendshëm.

“Pavarësisht vullnetit të lirë, cilido nga jashtë që është i angazhuar me procesin e Berlinit ka angazhimet e veta dhe nuk mund të përqendrohet tek Ballkani. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit.” 

Kurse, duke adresuar problemin e krizës energjitike, Edi Rama u shpreh se bëhet fjalë për një krizë që po godet të gjithë Evropën, veçanërisht ata vende që varen nga burimet e gazit.

“Kriza energjike po godet të gjithë Evropën, veçanërisht ata vende që varen nga burimet e gazit. Evropa varet rreth 95% te gazi që vjen në Evropë përmes destinacioneve të tjera. Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord për këtë hartë është sfida, është një sfidë e madhe.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!